Pas Clinton dhe Obamës, i vihet bombë dhe restorantit të Robert De Niros. Alarm në New York

439
Sigal

Është gjetur një pako e dyshimtë në restorantin e aktorit Robert De Niro në SHBA. Pakoja e dyshuar me lëndë shpërthyese është në New York.

Ky nuk është një rast i veçuar pasi dje nga një pako e dyshimtë u vendos pranë banesës së Obamës dhe Klinton, si dhe pranë zyrave në CNN-së, ndërsa gjithçka nisi me një pako shpërthyese në banesën e multimiliarderit George Soros.

De Niro njihet dhe për kundërshtitë e tij me Donald Trump, njësoj si personat e tjerë të cilët qenë objekt i këtij sulmi.

Përplasja Trump-De Niro:

Antipatia e Robert De Niro-s për Donald Trump është e njohur, pasi aktori hollivudian ka shprehur shumë herë përbuzjen ndaj Presidentit amerikan. De Niro nuk hezitoi të qëndrojë në skenë përpara mijëra njerëzve në ceremoninë e përvitshme të çmimeve “Tony” në Nju Jork dhe të shprehë publikisht qëndrimin e tij.

“Do të them vetëm një gjë, “F**k Trump”.

Para se të prezantonte performancën muzikore të Brus Springsteen, ylli i Hollivudit sulmoi me fjalë fyese presidentit amerikan.

“S’ka më “Poshtë Trump”, por “F**k Trump”. Në këto kohë të rrezikshme, ne duhet vazhdimisht të luftojmë për të vërtetën, transparencën dhe integritetin në qeverisje. Dhe një Zot e di sa kemi nevojë për të gjitha këto tani”.

Për këtë mori duartrokitje të gjata në sallë asokohe.