Pas atij në Algjeri, rrëzohet një tjetër avion ushtarak në Serbi

542
Pas avionit ushtarak të rrëzuar në Algjeri ku humbën jetën 200 persona, një tjetër avion ushtarak serb është rrëzuar në verilindje të Beogradit, pranë qytetit Kovaçicës në Serbi, shkruan Sputnik.
Ka qenë vetë ministria e Mbrojtjes e Serbisë e cila ka konfirmuar lajmin.
Dy pilotët kanë arritur të dalin para se avioni të ushtarak i tipit Super Galeb (SOKO G-4 të rrëzohej por njëri prej tyre ka humbur jetën.
Viktima ishte pilot i Qendrës për testime fluturuese ndërkohë i plagosuri është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore.
Është hapur një hetim lidhur me këtë incident, raporton Sputnik.
Sigal