Pas arrestimit në Mitrovicë Marko Gjuriç sërish në Kosovë, ja çfarë deklaron

615
Pas incidentit që ndodhi pak ditë më parë në Mitrovicë, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç hyri sërish në Kosovë, por këtë herë me leje. Siç raportojnë mediat kosovare, Gjuriç mbërriti dje rreth orës 23:00 në Banjskë, afër Zveçanit.
Mësohet se Gjuriç do të marrë pjesë në liturgjinë kushtuar pashkëve në manastirin e Basnjkës. Gjatë një deklarate për mediat ai pohoi se Serbia gjithmonë do të jetë pranë popullit të vet në Kosovë.
“Ne serbët në numër jemi pak, por jemi të guximshëm dhe popull liridashës dhe do të mbesim këtu në Kosovë dhe do të dimë si Serbi që ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë, sepse këtu në Kosovë që më shumë se 1000 vjet po e ndërtojmë identitetin e tërë popullit serb. Është ndërtuar edhe në të kaluarën, po ndërtohet edhe sot dhe të jeni të sigurt që do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, ka thënë Gjuriç.
Teksa uroi të gjithë besimtarët për pashkët, Gjuriç dha një mesazh të qartë se; “dashuri ndaj të gjithëve, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje”.
Kujtojmë se më 26 mars Gjuriç u arrestua nga policia kosovare, pasi nuk i ishte lejuar vizita e tij për në Mitrovicë.
Sigal