Pas aktit, italiani i vë thikën në fyt prostitutës shqiptare: Më jep lekët… s’më pëlqeve!

97

Pasi kryen marrëdhënie seksuale për rreth 30 euro pagesë, një 35 vjeçar italian ka menduar që të përfitojë dhe paratë duke kërcënuar me vdekje një prostitutë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Poggioreale të Italisë, orët e vona të kësaj të mërkure raportojnë mediat italiane.

Pas kërcënimit, gruaja shqiptare, rreth 30 vjeç ka njoftuar policinë e cila me të ardhur ka arrestuar 35 vjeçarin italian, me profesion kamionist.

Shqiptarja dhe italiani kishin rënë dakort që të kryenin marrëdhënie seksuale për 30 euro. Pas aktit, italiani ka nxjerrë thikën dhe ka kërcënuar prostitutën, duke i thënë që t’i jepte paratë mbrapsht pasi nuk i kishte pëlqyer seksi.