Pas 35 ditësh grevë në Francë rinisin negociatat mes Macron dhe sindikatave

401
Sigal

Situatë shumë e tensionuar në kryeqytetin francez për shkak të grevës dhe protestave kundër reformës së pensioneve.

Policia përdori gaz lotsjellës ndërsa manifestuesit reaguan me sharje dhe kërcënime.

Nga data 5 dhjetor Franca është përfshirë në një krizë sociale të shkaktuar nga vendimi i presidentit Macron për të reformuar sistemin e pensioneve në vend. Një reformë që i dëmton të gjithë sipas manifestuesve e sidomos brezat e ardhshëm.

Shumë nga manifestuesit që merrnin pjesë në këtë protestë të katërt të madhe kundër reformës së pensioneve mbanin veshur jelekun e verdhë, i cili përfaqëson zemërimin që nisi dhe një nga lëvizjet sociale më të mëdha që kanë parë rrugët e Francës dhe që nuk është shuar ende.

Protestuesit shprehen se përveç kundërshtimit të reformës së pensioneve duan dhe një jetë më të mirë.

Numri i lartë i personave që protestuan në rrugët e Parisit mund të rrisë kërkesat në negociatat me qeverinë, me shpresën që më në fund situata të zhbllokohet dhe të përfundojë kriza e cila deri tani i ka kushtuar me miliona euro francezëve.