Parlamenti Italian miraton buxhetin 2017 duke i hapur rrugën dorëheqjes së Renzit

51

Parlamenti
italian miratoi sot buxhetin e vitit 2017 me një votëbesim në Senat duke i
hapur rrugën dorëheqjes së kryeministrit, Matteo Renzi.

Senatorët e kanë votëbesuar buxhetin me 173 vota pro dhe
108 kundër, ndërkohë që teksti ishte miratuar tashmë javën e kaluar nga
deputetët.

Të hënën në mbrëmje, presidenti Sergio Mattarellai i
kërkoi kryeministrit Matteo Renzi, i cili do të jepte dorëheqjen pas dështimit
në referendumin kushtetues, të garantonte miratimin përfundimtar të buxhetit
para dorëheqjes.