Parlamenti i Kosovës mblidhet më 3 gusht

476
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të hënën që mbledhja e parë e parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, të mbahet më 3 gusht.

Vendimi i tij pasoi një mbledhje të ftuar prej tij me subjektet politike që kanë fituar vende në parlamentin e Kosovës, së cilës i ishte përgjigjur pozitivisht vetëm koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Takimi u refuzua nga lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, por edhe nga Lista Serbe. Këto e cilësuan takimin të panevojshëm, meqë është në përgjegjësinë e presidentit që të thërrasë mbledhjen e parë të parlamentit.
Sigal