Parlamenti hollandez do të votojë për kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë

535
Sigal

Më 16 prill, parlamenti hollandez do të votojë nëse do t’i kërkojë apo jo qeverisë hollandeze të nisë procedurat për rivendosjen e vizave me Shqipërinë në zonën Schengen, pra pezullimin e mekanizmit të lëvizjes së lirë për shqiptarët.

Ditën e enjte parlamenti hollandez diskutoi një mocion të propozuar nga deputetët Madeleine van Toorenburg (Partia Kristin Demokrate), Jeroen van Wijngaarden (Partia Liberal Konservative), Jasper van Dijk (Partia Socialise), dhe Nico Drost (Partia Bashkimi Kristian).

Kristian demokratët, konservatorët liberal dhe Bashkimi Kristian janë pjesë e koalicionit qeverisës të Kryeministrit Mark Rutte. Së bashku me partinë e opozitës, Partia e Lirisë, e cila deklaroi se do të mbështesë mocionin, ata kanë shumicën në Parlament.

Sipas mocionit të prezantuar nga katër partitë, argumenti kryesor për nisjen e “frenave të dorës”, pra masave emergjente, është rritja e aktivitetit kriminal të mafias shqiptare në Hollandë. Deputetët argumentuan se liberalizimi i vizave për shqiptarët u miratua me disa kushte, përfshirë luftën kundër krimit ndërkombëtar. Rritja e krimit të organizuar nga shqiptarët tregon qartë se qeveria shqiptare ka dështuar në menaxhimin e këtij problem.

Sipas deputetes Van Toorenburg, e cila ka punuar për UNMIK në Kosovë, në Hollandë ka gjashtë herë më shumë shqiptarë të paregjistruara në krahasim me ato të regjistruar zyrtarisht. Deputetja citoi një hetim të policisë së Rotterdamit, i cili shkruan se “[Hollanda] nuk ka parë asnjëherë grupe kaq të dhunshëm” sa mafia shqiptare.

Qeveria hollandeze mundet, në parim, të zgjedhë ta injorojë mocionin e deputetëve. Vizitat e fundit të Ministrit Hollandez të sigurissë dhe të Drejtësisë Ferdinand Grapperhaus dhe Sekretarit të shtetit pët azil dhe cështjet e emigracionit Mark Haebers në Tiranë, gjithësesi , na lënë të kuptojmë se qeveria hollandeze është seriozisht e shqetësuar për krimin ndërkombëtar të mafias shqiptare.

“Frenat e dorës”

Më 15 dhjetor 2010, BE vendosi heqjen e vizave për Shqipërinë duke amenduar ligjin numër 539/2001 të Këshillit të Evropës përmes ligjit të Bashkimit Evropian numër 1091/2010, në të cilin Shqipëria u fut në listën e vendeve që mund të udhëtonin pa viza në zonën Schengen.

Pezullimi i mekanizmit për liberalizimin e vizave, përfshirë edhe atë me Shqipërinë, është i rregulluar përmes Rregullores së Këshillit të Evropës 1289/2013. Sipas kësaj rregulloreje, përjashtimi nga vizat për vendet e treta mund të pezullohet përkohësisht “në rast të një situatë emergjence”. Mocioni i kryer nga Parlamenti hollandez e cilëson rritjen e jashtëzakonshme të krimit shqiptarë si një emergjencë.

Dy vjet më parë, në 27 shkurt 2017, Këshilli i Evropës e rishikoi dhe amendoi mekanizmin e pezullimit të marrëveshjeve për liberalizimin e vizave, përfshirë dhe atë me Shqipërinë. Ky amendament i jep mundësinë Komisionit Evropian ose një shumice të thjeshtë të vendeve anëtarë të BE-së të pezullojë lëvizjen e lirë pa viza. Nëse një shumicë e thjeshtë e bën një kërkesë të tillë, atëherë Këshilli i Evropës menjëherë duhet të pezullojë përkohësisht liberalizimin e vizave për 9 muaj, gjatë të cilave Këshilli i Evropës duhet të bisedojë me Shqipërinë për të gjetur një zgjidhje. Nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje, pezullimi zgjatet me 18 muaj.

Në debatin e parlamentit hollandez, deputeti Van Wijngaarden citoi se është ndoshta jorealiste të mendosh se një kërkesë nga qeveria hollandeze drejt Këshillit Evropian do të miratohet. Sidoqoftë, ai theksoi se një kërkesë e tillë do t’i japë qeverisë shqiptare “një sinjal të rëndësishëm”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok, u pajtua që, duke marrë parasysh këshillat pozitive të Komisionit Europian në dhjetor 2018 lidhur me liberalizimin e vizave të Shqipërisë, ka pak mundësi për të aplikuar këtë masë emergjente, por në të vërtetë ajo mund të “shërbejë si një reagim”.

Sipas ministrit Blok, liberalizimi i vizave nuk përfshin hapjen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së, dhe konfirmoi se Hollanda është kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë: