Parlamenti gjerman voton sot planin e shpëtimit të Greqisë

493
Shumica e deputetëve gjermanë pritet të votojnë në favor të planit të tretë të shpëtimit për Greqinë. Megjithatë-sic raporton BBC- votimi do të mbetet në hije, përballe rebelimit të pritshëm në aleancën e qëndres së djathtë të kancelares Angela Merkel. KristianDemokratët e CDU-së dhe CSU-së bavareze janë të ndarë për paketën prej 86 miliardë eurosh. Rebelimi në Bundestag, në dhomën e ulët të parlamentit gjerman –sipas analistëve- mund të numërojë 100 deputetë, që përbëjnë një të tretën e bllokut të Merkelit. Muajin e kaluar 65 politikanë të CDU/CSU nuk pranuan të përkrahin as nisjen e negociatave për planin e tretë të shpëtimit për Greqinë.
Sigal