Parlamenti gjerman, Deputetët gjermanë përgatiten të votojnë për fatin e Greqisë

456
Parlamenti gjerman po përgatitet të votojë nëse do të lejojë apo jo negociatat për shpëtimin e Greqisë për marrëveshjen 86 miliard euroshe. Gjermania është një nga disa shtete të eurozonës që duhet të japë dritën jeshile për fatin e marrëveshjes. 
Marrëveshja pritet të miratohet, edhe pse një numër i deputetëve konservatorë po refuzojnë mbështjetjen e çdo ndihme financiare për Greqinë. 
Votimi vjen disa orë pas lajmit që bankat greke, që u mbyllën tre javë më parë, do të rihapen të hënën. Njoftimi u bë i mundur pasi Banka Qëndrore Europiane ngriti nivelin e fondeve emergjente në dispozicion.
Sigal