Parlamenti Evropian miratoi sot Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE

471
Parlamenti Evropian miratoi sot Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Lajmi u bë i ditur nga ministri kosovar i Integrimit, Bekim Çollaku.
“Kjo marrëveshje, të cilën e kam bashkë nënshkruar në tetor të vitit të kaluar, tani e ka dritën e gjelbër nga edhe nga Parlamenti Evropian, dhe mbetet vetëm që të hyj në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të BE. I falënderoj të gjithë eurodeputetët që votuan, që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane, përmes dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike. Kjo marrëveshje do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtim të realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian”,- deklaroi ministri Çollaku.
Sigal