Parlamenti britanik voton pro Brexit

517
Anëtarët e Parlamentit britanik kanë votuar në masë për të lejuar nisjen e procesit të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, në votimin e fundit për pr/ligjin e Brexit. Pr/ligji u aprovua nga 494 vota pro kundrejt 122 kundër dhe tani Dhoma e Lordëve do të thotë fjalën e fundit. Kryeministrja Theresa May synon të nisë bisedimet për daljen nga BE në fund të marsit. Ajo do ta bëjë këtë duke u bazuar në nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, gjë që kërkonte votimin në Parlament.
Sigal