Parlamentarët francezë vizitë në Kosovë, mbështetje për integrimin

439
Përfaqësues të Grupit Parlamentar të Miqësisë së Francës me Kosovën kanë zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku patën një sërë takimesh me përfaqësues të Qeverisë Kosovare. 
Ata kanë zhvilluar një takim me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme, Enver Hoxhaj. Hoxhaj i ka falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në shumë drejtime veçanërisht në njohjen, anëtarësimin, MSA-së dhe liberalizimin e vizave.
“Kjo shënon një fillim të ri në marrëdhëniet tona shtetërore dhe ndërparlamentare. Kosova dhe Franca kanë shumë mundësi dhe interes për të punuar bashkarisht në fusha të ndryshme” ka thënë Hoxhaj, kur është bërë i mundur edhe krijimi i grupit të miqësisë nga ana e kosovës.
Vlerësimet për marrveshje dhe bashkëpunime të suksesshme kanë qenë të dyanshme.
Grupi i Miqësisë së Francës ka zhvilluar takime të ndara edhe me Presidenten Jahjaga dhe Kreytarin e Kuvendit, Veseli.
Deputetët francezë janë shprehur të gatshëm për të ndikuar edhe më shumë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. 
Sigal