Parisi përfshihet nga protesta të dhunshme

477
Parisi është përfshirë sot nga protesta të dhunshme kundër dy kandidateve finalistë për raundin e fundit të presidentit të Francës.
Me mijëra persona, kryesisht të rinj kanë protestuar kundër dy figurave të reja politike në skenën politike fraceze. Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqaneve në rrugët kryesore të Parisit. Bomba me tym janë hedhur kundër policisë ndërsa demonstrata ka vijuar në formën e një marshimi në lagjet kryesore të zemrës së Francës.
Më shumë se 22% e popullit francez refuzoi të votonte të dielën e kaluar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Pikërisht abstenuesit janë ata që nisën protestat sapo u publikuan rezultatet e para të votimeve.
Në datën 7 maj, kandidati i pavarur i qendrës Emanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen do të përballen në raundin final për zgjedhjen e presidentit te ri të Francës. Sipas sondazheve te deritanishme, Macron pritet te fitoje me rezultat te thelle kundër ekstremistes se djathtë.
Sigal