Paris: Rihapet bari që ishte shënjestër e sulmeve

508
Një nga baret që ka qenë në shënjestër të sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, është rihapur sot, dy muaj pasi ekstremistët islamikë kanë qëlluar dhjetëra njerëz në terracën e tij. “Le Carillon” ka qenë një nga gjashtë kafenetë dhe restorantet që janë sulmuar. Një tjetër bar, “A Ka Bonne Biere”, ka rihapur dyert në muajin dhjetor. Sulmet terroriste në Paris shkaktuan 130 viktima, ndërsa u mor përsipër nga ISIS.
Nëntëdhjetë të vrarë kanë qenë vetëm në sallën e koncerteve Bataclan, ku performonte grupi “The Eagles of Death Metal”. Ky grup do të performojë sërish në Paris në muajin shkurt. Sulmet në kryeqytetin francez kanë qenë më vdekjeprurëset në Evropë që nga bombardimet në Madrid vitin 2004.
Sigal