Paris, policia plagos një person pranë katedrales Notre Dame

485
Në Paris, policia plagosi një person pranë katedrales së Notre Damës. Reagimi erdhi pasi dikush sulmoi një polic me çekiç, sipas departamentit të policisë së Parisit.
Autoritetet u kërkuan kalimtarëve të qëndrojnë larg zonës së katedrales, e cila u mbyll pas incidentit.
Departamenti i policisë komentoi në Tweeter sot pas dite por nuk dha hollësi të tjera.
Një numër i madh makinash policie mbushën zonën në Ile de Cite të lumit Seine në qendër të Parisit.
Kryeqyteti francez është nën masa të shtuara sigurie pas një vargu sulmesh nga ekstremistët islamikë vitet e fundit.
Sigal