Paris: Kërcënime me bomba në gjashtë shkolla

78
Gjashtë shkolla të mesme prestigjioze të Parisit janë evakuar pasi që me anë të një telefonate është lajmëruar se në to janë të vendosura bomba, ka deklaruar policia franceze. Të gjitha këto shkolla sot në mes orës 10 e 20 dhe 11 e 20 kanë marrë thirrje të ngjashme nga persona anonimë thuhet në deklaratën e policisë, transmeton AFP.
Nxënësit e shkollave “Charlmange”, “Phenelon”, “Montaigne”, “Condorcet”, “Henry IV”, dhe “Louis le Grand”, që gjendet në lagjet luksoze të kryeqytetit francez , janë transferuar në një vend më të sigurt derisa policia është duke kontrolluar ndërtesat e shkollave. Deri më tani është gjetur vetëm një lëndë e dyshimtë e cila mund të jetë vetëm një qante e harruar në shkollë, thuhet nga policia. Ndryshe sot në Paris po protestojnë edhe taksistët të cilët kanë ndezur zjarr në autostradë ndërsa policia ka reaguar me gaz lotsjellës.