Parashikimet, viti 2018 me vullkane dhe temperatura të ulëta

515
Sizmologët kanë paralajmëruar se përgjatë 2018 një sërë vullkanesh pritët të shpërthejnë dhe pasojat që ato do linin pas do ishin katastrofike .
Por shpërthimi i tyre nuk do të sillte vetëm dëme materiale dhe në njerëz por dhe në atmosferë.

Një hulumtim i fundit i meteroogëve të zyrës MET ka raportuar se shpërthimi i vullkaneve do sillte një ulje drastike të temperaturave si pasojë e fenomenit “la Nina”.
Ky fenomen shpjegon procesin e pas shpërthimit , daljen e hirit që ngjitet deri në atmosferë dhe që ndikon në mënyrë direket dhe në ndryshimin e temperaturave.
Nëse në këtë vit që po hyjmë do ndodhin ngjarje të cilat sizmologët i frikësohen më shumë, temperaturat mendohet se do jen midis 0.88° C dhe 1.12 ° C – me një vlerësim qendror prej 1 ° C.
Sipas zyrës së “Met” viti 2016 ka qenë ndër vitet më të ngrohtë, viti 2017 renditet si i treti më i ngrohtë ndërsa 2018 parashikohet të jetë ndër më të ftohtit.
“Megjithatë se si do jenë temperaturat përgjatë 2018 mbetet ti shohim nëse do përjetojmë një fenomen LA NINA apo jo”, deklaron Dr Doug Smith, hulumtues i “Met Office”.
Sigal