Parandalohet tragjedia në Londër, policia arreston të riun e armatosur me shumë thika

450
Policia ka arritur të kapë një person të armatosur me një numër të madh thikash pranë Sheshit të Parlamentit në Londër, 5 javë pas sulmit terrorist në Ëestminster ku mbetën të vrarë 5 vetë.
Një grumbull thikash u panë në dysheme pranë të arrestuarit teksa rrugët u bllokuan nga policia për sigurinë e njerëzve. Fotot nga vendngjarja tregojnë një të ri me mjekër të ngjeshur pas murit nga policia britanike. Sipas Mail Online nuk ka të lënduar.
Dëshmitarët panë të paktën 2 thika kuzhine në trotuar pranë Doëning Street, dhe policia konfirmoi kapjen e të armatosurit.
Kalimtarët e pranishëm u larguan me të shpejtë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që Sheshi rreth Parlamentit u mbush me forca të shumta policie. Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me të armatosurin, nëse ka lidhje me grupet terroriste apo jo.
Sigal