Paralizohet Greqia, grevë kundër masave të reja shtrënguese

455
E mërkura në Greqi është ditë greve të përgjithshme 24 orëshe. Sindikatat e sektorit publik dhe atij privat kanë bërë thirrje për protesta të fuqishme kundër paketës së masave të reja shtrënguese që po diskutohen në parlament.

Konfederata e përgjithshme sindikale thekson se kjo grevë do të jetë “nena e betajave” kundër masave të reja që, “po të zbatohen do ta bëjnë me të rëndë të sotmen dhe më të pasigurt të ardhmen e grekëve”.

Shumë prej shërbimeve të administratës publike nuk do të funksionojnë, ndërkohë që në sektorë të tjerë do të ketë ndërprerje të përkohshme të punës.

Më problematike pritet të jetë gjendja në fushën e transportit, ku qytetarët sidomos në Athinë, do të ndeshen me vështirësi të mëdha.

Në grevë marrin pjesë edhe punonjësit e aeroportit ndërkombëtare të Athinës, ku shumë fluturime të brendshme janë anuluar, ndërsa fluturime të tjera do të kenë vonesa të mëdha.

Qeveria Tsipras është e detyruar të miratojë një paketë masash të reja shtrënguese, në këmbim të mbështetjes financiare nga partnerët dhe kreditorët.

Paketa kaloi nga komisionet parlamentare me votat e deputetëve të maxhorancës, ndërsa sot fillon diskutimi në një seancë plenare, ku pritet të ketë përplasje të fuqishme midis liderit të opozitës dhe kryeministrit.
Sigal