Paralajmërohet Papa Françesku për të mos udhëtuar në Afrikë

441
Pak orë përpara vizitës 5-ditore të Papa Françeskut në Afrikë, shërbimet inteligjente franceze kanë sinjalizuar Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit mbi rrezikshmërin e këtij udhëtimi. Sipas tyre, prania e Atit të Shenjtë në këtë kontinent, e veçanërisht në Republikën Qëndrore të Afrikës, nuk është e sigurt, pasi ka një kërcënim konkret mbi mundësinë e një sulmi terrorist. Përvec këtij shteti, Papa Françesku do të jetë i pranishëm në Kenia dhe në Uganda.
Drejtori i zyrës së Shtypit në Vatikan, Federiko Lombar ka informuar për mediat se pavarësisht alarmit të sigurisë botërore, axhenda e planifikuar nuk do të ndryshojë dhe se mesazhi i paqes dhe i pajtimit nuk do të modifikohet.
Mjaft domethënës, do të jetë dhe takimi me bashkësinë myslimane në Republikën e Afrikëë Qëndrore, që do të zhvillohet në xhaminë e kryeqytetit Bangui.
Gjatë udhëtimit të tij në kontinentit afrikan Papa Françesku do të lëvizë më një makinë të zbuluar, nisur nga dëshira e tij për të pasur kontakt më të drejtpërdrejtë me njerëzit.
Sigal