Paralajmërimi – Juncker paralajmëron luftë të re në Ballkan, nëse…

487
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker paralajmëron luftëra në Ballkan, nëse Bashkimi Evropian.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me zëvendëspresidentin amerikan Mike Spence, i cili vizitoi Brukselin më 20 shkurt, por detajet e takimit kanë dalë në dritë tani. Juncker ka theksuar se Trump ka inkurajuar shtetet anëtare të Bllokut që të lënë BE-në, duke përmendur Brexit.

Në intervistën e publikuar nga “Financial Times”, Juncker tha se entuziazmi i presidentit të SHBA-ve për largimin e Britanisë nga BE-ja ishte i “bezdisshëm” dhe i “habitshëm”. 

“I thashë zv/presidentit, ‘Mos e thoni këtë, mos i ftoni të tjerët të lënë BE-në, sepse nëse BE-ja bie, do të kemi luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Juncker.

Në vitin 1991, që solli fundin e Luftës së Ftohtë, ish-Jugosllavia u përfshi nga luftëra brutale etnike midis serbëve, kroatëve e boshanjkëve myslimanë për të vijuar më pas me luftën e Kosovës.
Sigal