Paralajmërimi i OKB: Dështimi i marrëveshjes bërthamore do të ishte “humbje e madhe”

653
Dështimi i marrëveshjes të arritur më 2015 në mes të Iranit dhe fuqive botërore, për kufizimin e programit bërthamor të Teheranit, do të paraqiste “humbje të madhe”, ka thënë kreu i organizatës atomike të OKB-së.
“Unë mund të them se Irani po zbaton zotimet e saj” sipas marrëveshjes, ka thënë kreu i Agjencisë për Energji Atomike (IAEA), Yukiya Amano.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është një kritik i madh i marrëveshjes, që sipas tij, ka “të meta katastrofike”.
Në janar, Trump vendosi një afat prej 120 ditësh për ligjvënësit amerikanë dhe aleatët evropianë që të “rregullojnë” marrëveshjen bërthamore, në të kundërtën, SHBA-ja do të tërhiqet nga ajo.
Tërheqja e SHBA-së do të prishte marrëveshjen, të cilën, Teherani refuzon që ta rinegociojë.
Administrata amerikane është e shqetësuar, pasi disa pjesë të marrëveshjes nisin të skadojmë më 2026.
Amano ka thënë se marrëveshja “paraqet një përfitim të rëndësishëm për verifikim” dhe nëse “dështon, do të ishte humbje e madhe për verifikimin bërthamor dhe për multilateralizmin”.
Muajin e kaluar, në raportin e IAEA thuhej se Irani po vazhdon që t’i respektojë masat kyçe të marrëveshjes.
Shefi i agjencisë së OKB-së, ka thënë se inspektorët kanë “qasje në të gjitha lokacionet dhe vendet ku është e nevojshme që t’i inspektojnë”.
Sigal