Paralajmërimi i Bill Gates

65
Themeluesi i gjigandit “Microsoft”, Bill Gates, mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku paralajmëroi për një lloj të ri të terrorizmit që, sipas tij, për më pak se një vit mund të marrë jetët e 30 milionë njerëzve.

“Zonat e luftës dhe shtetet e pasigurta, janë vendet ku epidemitë eliminohen më vështirë. Në zonat ku ka pasur epidemi, këto mund të përseriten sërish, siç ka ndodhur në Sierra Leone dhe në Liberi ku ka pasur epidemi të ebolës, apo në Kongo dhe në Bririn e Afrikës ku shpërtheu kolera”- ka thënë ai.

Epidemitë e ardhshme mund t’i shkaktojnë vetë terroristët duke përdorur virusin e modifikuar gjenetikisht të lisë së ujit apo të ndonjë gripi vdekjeprurës.