Paralajmërimi/ Gazeta opozitare ruse do të armatosë gazetarët

96
Redaktori i gazetës së njohur opozitare në Rusi, thotë se do të armatosë personelin e tij me armë që hedhin plumba gome, për shkak të sulmeve të fundit ndaj gazetarëve.
Redaktori i Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, bëri të ditur këtë, dy ditë pasi Tatjana Felgenhauer, gazetare në stacionin e vetëm të pavarur të Rusisë, Ekho Moskvy, u godit me thikë në Moskë.
Muratov ka thënë se gazeta po blen “armë traumatike”, pistoleta me plumba gome, për gazetarët e saj, duke ofruar kurse për përdorimin e tyre dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë.
“Unë do të mbrojë redaksinë dhe do të pajisim gazetarët me mjete të tjera të sigurisë” , tha Muratov, raporton rel.