Paraguaj, protesta kundër ndryshimeve kushtetuese, manifestuesit i vënë flakën Parlamentit

472
Mijëra njerëz kanë zbritur nëpër rrugët e Paraguajit për të kundërshtuar një ligj, i cili lejon presidentin të rizgjidhet. Protestuesit i kanë vënë zjarrin Parlamentit të vendit mes protestave të dhunshme kundër një projektligji, që do ta lejonte presidentin të kërkojë rizgjedhje.
Protestuesit sulmuan Parlamentin duke thyer xhamat e dritaret dhe duke shkatërruar gardhet. Kushtetuta e vendit e rihartuar në vitin 1992, pas 35 vitesh diktaturë, i jep të drejtë presidentit të qëndrojë vetëm një mandat 5 vjeçar. Por presidenti aktual, Horactio Cartes, po përpiqet ta ndryshojë këtë ligj dhe të kandidojë sërish për president.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se protestuesit kanë sulmuar edhe zyrat ku u hartua ky projektligj. Policia ka përdorur plumba gome dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Mediat lokale raportojnë se dhjetëra njerëz janë plagosur duke përfshirë protestues, politikanë dhe policë.

Me tej raportohet se policia është përleshur me protestuesit në rrugë të ndryshme, duke shtuar se kjo është protesta më e dhunshme në Paraguaj, që pas ardhjes së demokracisë në vitin 1992.
Sigal