Paqeruajtësit e OKB-së kanë detyruar vajzat të bëjnë marrëdhënie me qen

496
Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se janë lajmëruar më shumë se 100 raste të reja të keqpërdorimeve që të pjesëtarët e misionit paqeruajtës kanë bërë në Republikën Qendrore të Afrikës. Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon ka thënë se është “thellë i shokuar” me raportet e fundit. Grupi amerikan “AIDS-Free World” ka dërguar raportin e OKB-së në të cilin thuhet se katër vajza janë dërguar në kampin francez ku kanë qenë të lidhura dhe janë detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me qen.
Në raportin e OKB-së është publikuar edhe para disa muajsh se rreth 69 akuza për krime seksuale nga paqeruajtësit kanë ardhur nga Republika Qendrore e Afrikës. Një zëdhënës i OKB-së ka thënë për Asociated Press se ende nuk është konfirmuar raporti i grupit “AIDS-Free World” për keqtrajtimin e vajzave në të cilën është përzier edhe komandanti i forcave franceze por që ai rast është duke u hetuar.
Sigal