Papa zbret në Nairobi: Nisem me gëzim për të takuar vëllezërit afrikanë

454
Pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun e sulmeve terroriste, Papa Francesku nuk e ka anuluar vizitën e tij në Afrikë dhe ka zbritur sot në Aeroportin e Nairobit në Kenia. Vizita e Atit të Shenjtë në Afrikë do të zgjasë deri në 30 nëntor.
“Po nisem me gëzim për të takuar vëllezërit afrikanë.”- tha Papa, pak para se të nisej nga aeroporti i Fiumiçinos në Romë.
Në avionin papal udhëtojnë edhe 74 gazetarë ndërkombëtarë, që do ta shoqërojnë Atin e Shenjtë gjatë gjithë udhëtimit të tij në Afrikë.
Roma u blindua sot nga forcat e policisë, për të siguruar nisjen e Papës drejt Afrikës
Sigal