Papa pret Ivanov në Vatikan: Të punojë për paqen

464
Papa Françesku ka pritur gjatë ditës së djeshme në Pallatin Apostolik të Vatikanit, presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, shoqëruar nga bashkëshortja e stafi i tij.
“Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, njofton Salla vatikanase e Shtypit, u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe, me urimin që të mund të realizohen në të ardhmen aspiratat dhe përpjekjet në rritje të vendit për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.”
Papa Franceso e Presideti Ivanov gjatë bisedës së tyre morën në diskutim dhe tema të politikës ndërkombëtare, duke u ndaluar në vështirësitë e vazhdueshme globale të natyrës ekonomike e shoqërore si dhe me nevojën e një impenjimi të përbashkët për t’i dhënë ndihmë numrit të madh të refugjatëve, që vijojnë të arrijnë në rajon.
Gjitashtu u vu theksi mbi rëndësinë e favorizimit të vazhdueshëm të dialogut e të bashkëjetesës ndërmjet realiteteve të ndryshme etnike e fetare të vendeve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”.
Presidenti Ivanov i ka ilustruar Papa Franceskos dhe situatën e mbi rreth 300 kishave të shtrira në Republikën e Maqedonisë.
Në përfundim të takimit Ati i Shenjtë i ka dhuruar Presidentit Ivanov medaljene e ullirit të paqes duke u shprehur se ” me këtë dhuratë i kërkoj të gjithë krerëve të Shteteve e qeverive të punojnë për paqen , për të cilën ulliri është simbol i saj.”
Presidenti maqedonas u takua në Vatikan dhe me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, si dhe me kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet
Sigal