Papa për vizitën në Shqipëri “Faleminderit për mikpritjen!”

451
Sigal

VATIKAN – Tre ditë pas vizitës së tij në Shqipëri, Papa Françeksu ka folur për vizitën e tij në vendin tonë të dielën 21 shtatorit, ku ka falenderuar të gjithë popullin shqiptar dhe qeverinë shqiptare për mikpritjen e bërë. Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë ka shprehur edhe mirënjohjen e thellë e vëllazërore për Ipeshkvijtë e meshtarët shqiptarë  “Sot do të doja të flisja për udhëtimin Apostolik që kam bërë në Shqipëri të dielën. Këtë e bëj para së gjithash si një akt falenderimi drejtuar Perëndisë, i cili më ka lejuar mua për të bërë këtë vizitë dhe për të treguar, fizikisht dhe në mënyrë të prekshme, afërsinë time dhe të Kishës Katolike ndaj këtij kombi.”