Papa niset drejt Kubës, në pritje te takimit historik

568
Papa Françesku ka lënë aeroportin e “Fiumicionos” në Romë, duke nisur kështu udhëtimin drejt Kubës, ku do të takohet me kreun e Kishës Ortotodokse ruse, patriarkun Kirill. Të dy udhëheqësit fetar do të takohen në aeroportin e Havanës, ku më pas ati i shenjtë do të vijojë udhëtimin drejt Meksikës.
Takimi historik pritet të mbyllë hendekun 1 mijë vjeçar të krijuar mes dy degëve të krishtërimit, lindjes dhe perëndimit. Sipas diplomatëve dhe analistëve, ky takim nuk do të kishte ndodhur nëse Vladimir Putin nuk do të kishte dhënë dritën jeshile dhe sipas tyre Putin mund te jetë përfitues i takimit. Putin ka lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse, me të cilën diskuton të gjitha vendimet politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje ndërkombëtare si Siria apo Ukraina.
Gjithsesi, marrëdhëniet mes Moskes dhe Vatikanit janë përmirësuar ndjeshëm që nga Papati i Gjon Palit të Dytë dhe sigurisht që ky takim pritet ti përmirësojë edhe më shumë.
Sigal