Papa kthehet në Vatikan me 12 refugjatë myslimanë

524
Papa Françesku i ka marrë 12 emigrantë sirianë me vete në Vatikan, pasi një vizite që ia bëri sot një kampit të refugjatëve në ishullin grek, LesbosBBC shkruan se tri familje, përfshirë gjashtë fëmijë, janë myslimanë, shtëpitë e të cilëve janë bombarduar gjatë luftës në Siri. Vatikani ka thënë në një komunikatë për media se Papa më këtë ka dashur të bëjë një gjest mirëseardhje për refugjatët. Mijëra emigrantë kanë mbetur të ngujuar në ishullin Lesbos, pas marrëveshjes së muajit të kaluar në mes të BE-së dhe Turqisë, që ka për qëllim ta zbus valën e emigranteve. Shumica e atyre që Papa i ka marrë me vete kanë qenë duke jetuar në Lesbos para se marrëveshja BE-Turqi ishte zbatuar, sipas Vatikanit. Në bazë të marrëveshjes BE-Turqi, emigrantët të cilët mbërrijnë në ishujt grekë ilegalisht nga Turqia pas 20 marsit, do të dëbohen nëse nuk bëjnë kërkesë të suksesshme për azil.
Në shkëmbim për çdo siriani të kthyer në Turqi, BE-ja do të marrë një sirianë direkt nga Turqia.
Sigal