Papa hap portat e katedrales së Romës dhe flet për temën e klimës

455
Pas hapjes së San Pjetros, Papa Francsko hapi portën e shenjtë të bazilikës papale San Xhovani në Laterano në katedralen e Romës.
“Kjo është porta e zotit, hapni dyert e drejtësisë”, tha Ati i Shenjtë gjatë ritit para mbajtjes së meshës, i cili u ndoq nga rreth 2 mijë besimtarë.
Gjatë fjalimit të tij tradicional të së dielës, Papa Francesko preku edhe temën e klimës, e cila u diskutua në Paris me përfaqësues nga e gjithë bota.
“Konferenca e klimës ka përfunduar me miratimin e një marrëveshje që shumë e kanë konsideruar historike. Për ta vënë në praktikë duhet një angazhim i përbashkët dhe një përkushtim nga ana e të gjitëve”, deklaroi Papa para mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në kryeqytetin italian.
Papa Bergolio edhe më herët ka ngritur shqetësimin për mbrojtjen e mjedisit, duke trajtuar cështje të rëndësishme si ngrohja globale dhe dinjiteti human.
Sigal