Papa Francesku sot përkujton viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA

436
Pas fjalimit të tij historik në Kongresin Amerikan në Washington, Papa Françesku ndodhet sot në Nju Jork ku do të takohet me përfaqësues të politikës botërore.
Rreth orës 09.20 me orën lokale, kreu i Kishës Katolie do të jetë në Pallatin e Qelqtë, selinë e OKB-së për të folur në çeljen e asamblesë së përgjithshme të organizatës. Në përfundim të takimit, rreth mesditës At i Shenjtë do të përkujtojë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Ground Zero, vendin ku ndodheshin kullat binjake.
Ndërsa pasdite Papa do të jetë në lagjen Harlem për të vizituar shkollën “Zonja jonë, mbretëreshë e engjëjve” për tu takuar me fëmijët dhe familjet e emigrantëve italianë.
Ndërsa dita e tij në Nju Jork do të përfundojë me një meshë në Madison Square Garden në orën 18.00, pra në mesnatë me orën tonë. Ndërsa nesër Papa do të udhëtojë drejt Filadelfias ku të dielën mbyll vizitën e tij në SHBA me takimin botëror të familjeve.
Sigal