Papa Françesku refuzon të takojë yllin botëror të futbollit, Ronaldon

488
Ish-sulmuesi me famë botërore, braziliani Ronaldo, gjatë një vizite në Itali, ku ka marrë pjesë në meshën “San Pietro”, ka dashur të takohet me Papën, ndërsa ky i fundit ka refuzuar. Shkak për këtë janë bërë dy shoqërueset e tij të veshura me fustan të bardhë. Në fakt, Vatikani ruan “privilegjin e veshjes së bardhë” vetëm për disa personalitete. Ronaldo ka thënë për mediat italiane se ka pasur dëshirë që t’i dhurojë Papës një fanellë të Brazilit. Ndryshe nga herët e tjera, kur Papa pas meshave takon personalitete të rëndësishme, ai kësaj radhe ka refuzuar Ronaldon, i cili konsiderohet një ndër legjendat e futbollit botëror.
Sigal