Papa Françesku në një turne aziatik me fokus krizën në Mianmar

Papa Françesku mbërriti sot në Mianmar në përpjekje për të tërhequr vëmendje globale ndaj krizës së refugjatëve Rohyngia. Kreu i Kishës Katolike do të vizitojë Bangladeshin të enjten. Vizita e tij zhvillohet në një periudhë zemërimi ndërkombëtar për trajtimin e pakicës myslimane Rohyngia, që Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur spastrim etnik. Të gjithë kanë kthyer sytë tek mënyra se si Papa do të manovrojë përmes rreziqeve diplomatike në Mianmar.

Papa Françesku mbërriti në Mianmar, në udhëtimin e tij të parë në një vend të Azisë Juglindore, ku dhjetra mijëra refugjatë Rohyngia janë përballur me sulme ushtarake brutale gjatë tre muajve të fundit.

Udhëtimi i tij vjen ndërkohë që qeveria e Mianmarit është akuzuar për “spastrim etnik” të minoritetit mysliman rohinga, më shumë se 600 mijë prej të cilëve janë strehuar në Bangladeshin fqinj.

Vizita e parë në histori e një pape në Mianmar zhvillohet gjashtë muaj pasi u vendosën marrëdhëniet e plota diplomatike, gjatë një vizite në muajin maj të udhëheqëses de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, e cila që nga ajo periudhë është nën presion ndërkombëtar për çështjen e Rohingya-ve.

Mbi gjysma e popullsisë myslimane Rohingya kanë braktisur shtëpitë e tyre në Rakhine, pasi një sulm në muajin gusht nga rebelë Rohingya shkaktoi një raprezalje brutale ushtarake.

Refugjatët e gjendur në kampet e vendit fqinj Bangladesh, akuzojnë ushtrinë e Mian

Udhëtimi i tij vjen ndërkohë që qeveria e Mianmarit është akuzuar për “spastrim etnik” të minoritetit mysliman rohinga, më shumë se 600 mijë prej të cilëve janë strehuar në Bangladeshin fqinj.

Vizita e parë në histori e një pape në Mianmar zhvillohet gjashtë muaj pasi u vendosën marrëdhëniet e plota diplomatike, gjatë një vizite në muajin maj të udhëheqëses de facto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, e cila që nga ajo periudhë është nën presion ndërkombëtar për çështjen e Rohingya-ve.

Mbi gjysma e popullsisë myslimane Rohingya kanë braktisur shtëpitë e tyre në Rakhine, pasi një sulm në muajin gusht nga rebelë Rohingya shkaktoi një raprezalje brutale ushtarake.

Refugjatët e gjendur në kampet e vendit fqinj Bangladesh, akuzojnë ushtrinë e Mianmarit për përdhunime, vrasje në masë dhe shkatërrimin e fshatrave, akuza të cilat ushtria i mohon.

Ekspertë paralajmërojnë se Papa po ecën në një fushë të minuar diplomatike.

“Shumica e popullsisë në Mianmar nuk e besojnë versionin ndërkombëtar për abuzimet ndaj Rohingya-ve, apo për numrat e refugjatëve që shikojmë në Bangladesh. Këtu në Mianmar, këto nuk pranohen si të vërteta dhe nëse Papa vjen dhe i mëshon shumë kësaj çështjeje, do të rriste tensionet dhe ndjenjat e publikut”, - thotë analisti politik Richard Horsey.

Papa Françesku do të takohet sërish me Këshilltaren e Shtetit, Suu Kyi, ndërsa u takua sot veçmas me kreun e ushtrisë.

Papës i është sugjeruar të mos përdorë termin “Rohingya”, duke qenë se Mianmari nuk e njeh statusin legjitim të këtij grupi etnik.

“Nëse ai përdor fjalën Rohingya, disa nga nacionalistët budistë mund të ankohen dhe të protestojnë. Po kështu, disa nga katolikët në vend janë nervozë, pasi frikësohen se mund të bëhen objektiv i nacionalistëve”, - thotë Mark Farmaner, i organizatës “Fushata Burma”.

Papa do të takohet edhe me refugjatët Rohingya në Bangladesh, ku qindra mijëra prej tyre strehohen në kampe refugjatësh.

Mianmari ka rënë dakort të ripranojë disa prej refugjatëve, nëse ata do të munden të dëshmojnë rezidencën e tyre, por detajet ende nuk janë të qarta.

Ndërsa katolikët përshëndesin kreu e Kishës në Mianmar..., lutjet vazhdojnë që vizita e tij të sjellë paqe hyjnore për uljen e tensioneve.