Papa Françesku në Kubë: Bota rrezikon Luftën e Tretë Botërore

444
Mijëra njerëz e priten Papa Françeskun në Kubë, në vizitën e tij të parë në vendin komunist. Por përpara se të mbërrinte në Kubë, Ati i Shenjtë dha edhe një herë alarmin se bota rrezikon Luftën e Tretë Botërore. Papa Françesku: “Sot bota është e etur për paqe. Ka shumë luftëra nëpër botë, me njerëz që ikin nga vdekja. Duket sikur jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore”. Papa Françesku ka folur edhe më parë me shqetësim për një klimë të tillë, për shkak të konfliktit të zgjatur në Lindjen e Mesme.
Ati i Shenjtë do të qëndrojë 4 ditë në Kubë, e më pas do të vijojë turin e tij të vizitave në Shtetet e Bashkuara. Ai u prit në aeroportin e Havanës nga Presidenti Raul Kastro. Kjo është vizita e parë e tij në të dy vendet armike të betuara të njëra – tjetrës, por që po bëjnë hapa të rëndësishëm dialogu mes tyre. Papa tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kuba janë një shembull pajtimi për të gjithë botën.
Sigal