Papa Françesku në Bangui: Myslimanët dhe të krishterët janë vëllezër

50
Një numër i madh i qytetarëve u tubuan sot në xhaminë e qytetit nga ku Papa thirri për paqe dhe ndërprerje të konflikteve ndëretnike atje. Papa Françesku është pritur me ngrohtësi në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, Bangui, ku do të qëndrojë një ditë. Një numër i madh i qytetarëve u tubuan sot në xhaminë e qytetit nga ku Papa thirri për paqe dhe ndërprerje të konflikteve ndëretnike atje. Duke rikujtuar dhunën sektare e cila shpërtheu dy vite më parë, kreu i Vatikanit ka thënë se myslimanët dhe të krishterët kanë jetuar në paqe për vite të tëra.

Me këtë rast ai deklaroi se myslimanët dhe të krishterët janë vëllezër dhe se si të tillë duhet të jetojnë, raporton Anadolu Agency (AA). Papa Françesku në vizitën e tij të parë në Afrikë në këtë cilësi, më herët vizitoi Kenian dhe Ugandën ndërsa Republikën e Afrikës Qendrore e konsideron si vendin më të rrezikshëm, por përkundër kësaj, ai ka refuzuar kërkesat e këshilltarëve për të anashkaluar këtë shtet.