Papa Françesku: Migrantët janë qenie njerëzore, jo çështje sociale

413
Sigal

“Migrantët janë njerëz, nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje sociale ose migratore, por në kuptimin e dyfishtë, që emigrantët janë qenie njerëzore para së gjithash dhe sot ata janë simbol i të përjashtuarve nga një shoqëri e globalizuar”.

Kështu deklaroi Papa Françesku në meshën dedikuar migrantëve dhe shpëtimtarëve të tyre, në 6-vjetorin e vizitës së tij në Lampedusa. Në fjalën e tij, Papa Francesku theksoi se të gjithë duhet të kenë përkushtim të shtuar për shtresat e margjinalizuara.

“Të dobëtit dhe më të prekshmit duhet të ndihmohen, është një përgjegjësi e madhe nga e cila askush nuk mund të shmanget. Është vetë Zoti ai që ka zbuluar nevojën për një mundësi preferenciale për ata, të cilët duhet të jenë në vendin e parë në ushtrimin e bamirësisë”, përfundoi ai.