Papa Francesku mesazh mafiozëve nga Palermo: Ndryshoni!

476
Sigal

“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh njëkohësisht mafioz. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën kundër emrit të Zotit-dashuri… Prandaj, mafiozëve u them: ndryshoni! Mos mendoni më për veten tuaj e për paratë, kthehuni kah Zoti i vërtetë! Përndryshe, vetë jeta juaj do të humbasë e ky do të jetë më i keqi i dështimeve”.

Me këto fjalë iu drejtua Ati i Shenjtë mafiozëve, teksa lexonte ngadalë tekstin e predikimit gjatë vizitës së tij në Palermo. Vizita e Papa Franceskut në Palermo u zhvillua në shenjë përkujtimi, në 25-vjetorin e vrasjes se Don Pino Puglisit. Predikimi i Atit të Shenjtë iu dedikua priftit të vrarë në vitin 1993 nga Cosa Nostra, vetëm sepse ishte i përkushtuar të ndihmonte njerëzit.

“Nëse kërcënimi mafioz është “ti do ma paguash”, lutja kristiane është “o zot më ndihmo të dashuroj”. Ndryshoni, gjykimi i Zotit do të vijë një ditë. Duhet të shikojmë brenda nesh. Kush fryhet me gjëra, do të shpërthejë. kush dashuron gjen vetveten dhe zbulon sa bukur është të ndihmosh, të shërbesh. Do të gjeni lumturinë e brendshme dhe buzëqeshjet e të tjerëve, ashtu siç ndodhi me Don Pinon”.

Predikimi i Papa Franceskut u ndoq nga mbi 80 mijë besimtarë, në Palermo , të cilët mbushën sheshin dhe priten me lot gëzimi Atin e Shenjtë.