Papa Françesku hap lavanderi falas për të varfërit e Romës

496
Papa Françesku sapo ka hapur një lavanderi për popullsinë e pastrehë të Romës, ku ata mund të lajnë rrobat e tyre falas. Lavanderia “Papa Françesku” hapi dyert e saj për publikun të hënën. Gjashtë makina larëse, tharëse dhe hekur rrobash janë dhuruar nga një kompani me bazë në Michigan, ndërsa detergjentët dhe pastruesit janë duke u siguruar nga Proktor dhe Gamble. Lavanderia ndodhet në lagjen Trastevere pranë Vatikanit, ndërsa zyrtarët thonë se ata shpresojnë që së shpejti të instalojnë dushe dhe një berberane duke e bërë atë një parajsë të lirë të shërbimeve të vlefshme për njerëzit e varfër të Romës. “Kjo është një nismë konkrete e kërkuar nga zyra e bamirëse papnore: një vend dhe një shërbim ku i jepet formë konkrete bamirësisë për të rivendosur dinjitetin e kaq shumë njerëzve, të cilët janë vëllezërit tanë dhe motrat tona, për të ndërtuar së bashku një qytet ku mund të besojmë “, tha nëpunësi i komitetit social, Kryepeshkopi Konrad Krajewski. “Një nga vështirësitë më të mëdha për ata që jetojnë në rrugë, pas asaj për të gjetur ushqim,është gjetja e një vendi për të kaluar natën dhe banjat publike. Këto të fundit duhen për të larë dhe të tharë rrobat që veshin, në shumë raste të vetmet që ata zotërojnë. “
Sigal