Papa Françesku: Asnjë prift gay nuk ka vend në Kishën Katolike

524
Sigal

Papa Françesku është shprehur i bindur  se homoseksualiteti në ‘modë’ nuk është diçka  që e shqetëson, ndërsa shton se në mënyrë kategorike asnjë prift ‘gay’ nuk ka vend në Kishën Katolike.

Gjatë një interviste, Papa Françeku vuri në dukje se disa shoqëri po e konsiderojnë homoseksualitetin si një mënyrë jetese , duke sjellë shqetësime serioze brenda Kishës Katolike.

E përditshmja italiane Corriere della Sera, publikoi të shtunën një intervistë të Papa Françeskut.

“Në shoqëritë tona, duket se homoseksualiteti është në modë. Dhe ky mentalitet, në njëfarë mënyre, gjithashtu ndikon në jetën e kishës”, u shpreh ai në intervistën e dhënë për priftin misionar spanjoll, Fernando Prado.