Papa dënon persekutimet çnjerëzore ndaj të krishterëve në Lindjen e Mesme

481
Papa Françesku dënoi persekutimet çnjerëzore viktimë e të cilëve janë mjaft besimtarë në rrethin e besimtarëve të krishterë të Lindjes së Mesme, në një mesazh dhënë në Kishën Katolike jordaneze, bëhet e ditur nga një komunikatë e Vatikanit. Ky është mesazhi që Sekretari i Konferencës Episkopale italiane, Monsinjor Nunzio Galantino do t’i paraqesë autoriteteve katolike në Jordani gjatë një vizite disa ditore ku Papa kritikon persekutimet mizore, çnjerëzore dhe të pashembullta në shumë vende të botës, sidomos në radhët e të krishterëve. Ai i cilësoi si martirë të kohëve moderne, të poshtëruar dhe të diskriminuar për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Ungjillit, viktima të fanatizmit dhe intolerancës, shpesh të distancuar dhe në heshtje të të gjithëve.
Papa në mënyrë të vazhdueshme denoncon persekutimin e të krishterëve, jo vetëm katolikëve për kryesisht në Lindjen e Mesme.
Sigal