Panik në SHBA, të shtëna me armë në Columbia. Mediat: Dhjetëra të plagosur

532
Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre edhe rëndë nga të shtënat me armë në Columbia, në Karolinën e Jugut.
Sipas policisë, e cituar nga transmetuesi lokal Wltx, një ose disa persona hapën zjarr rreth orës 1 të natës në qendër të qytetit, në një vend plot me njerëz.
Policia është vënë në ndjekje të autorit por nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me motivin e zjarrit dhe as numri i saktë i të plagosurve.
Sigal