Sigal

Një spray me spec djegës ka shpërthyer në bordin e një avioni të Hawaiian Airlines që udhëtonte nga Oakland, California, në Maui.

Në momentin e aksidentit në avion ndodheshin 256 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit.
15 persona janë helmuar si pasojë e këtij shpërthimi. Spray gjendej në bagazhin e një pasagjeri dhe kishte hyrë në bord ilegalisht.

‘Po flija dhe u zgjova nga diçka që më provokoi kollë, por më pas kuptova që nuk isha vetëm unë që po kollitesha. Më pas të gjithë po kolliteshim’, ka treguar një nga pasagjerët në bordin e avionit, për Independent.

“Njerëzit i kapi paniku dhe pothuajse të gjithë pasagjerët filluan të kenë probleme me frymëmarrjen si dhe djegie në sy dhe lot të shpeshtë. Të gjithë u spostuan në pjesën e fundit të avionit ku ajri ishte më i pastër për 40 minuta. Në momentin e zbritjes 12 pasagjerë u shoqëruar në spital. Zëdhënësja e

Transportation Security Administration, Lisa Farbstein, ka deklaruar në një komunikatë me e-mail, që agjencia e saj dhe policia e Maui po heton rastin.
Ajo shpjegoi gjithashtu se spray me lëndë djegëse ishte rreth 42 gram dhe gjoba për personin që ka futur këtë lëndë në avion mund të jetë minimalisht 1 960 dollarë.