Pamjet e aksidentit të frikshëm, humb jetën tragjikisht 26 vjeçari shqiptar

451
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë e përplasjes së fortë mes dy makinave, ka humbur jetën një 26 vjeçar shqiptar.

Media italiane njofton se fjala është për shtetasin Jetmir Isufi, i cili prej vitesh jetonte në zonën e Usmate Velate.

Shqiptari ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksidet. Pavarësisht se u transportua drejt spitalit, i riu nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mbeti i plagosur, dhe sipas mediave italiane, është jashtë rrezikut për jetën.