Pamje të rënda/ Policia qëllon dhe vret 50-vjeçaren në SHBA (Video)

397
Autoritetet në Karolinën e Veriut publikuan pamjet filmike nga kamera e një patrulle policore, ku shfaqej momenti kur dy oficerë qëllojnë me armë një grua.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit korrik, por videoja u bë publike vetëm ditën e djeshme. Makina e policisë iu përgjigj një thirrjeje për një aksident rrugor dhe shkoi në vendngjarje.
Jashtë makinës ndodhej e shtrirë 50-vjeçarja Tina Renee Medlin. Në momentin që afrohen oficerët e policisë, ajo ngrihet dhe menjëherë vendos dorën në brez. Policët u njoftuan nga një dëshmitar në vendngjarje se gruaja ishte e armatosur raorton Daily Mail.
Menjëherë ata i kërkuan që të mos bënë asnjë veprim dhe të mos e nxirrte armën. 50-vjeçarja nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre dhe nisi të qëllonte me armë. Dy oficerët u kundërpërgjigjën dhe për pasojë Tina Renee Medlin mori dy plumba në trup. 50-vjeçarja ndërroi jetë tri ditë më vonë në spital.
Sigal