Pamje të rënda. 4 arinj shqyejnë një ujk në kopshtin zoologjik (Video)

1027
Sigal

Vizitorët në kopshtin zoologjik Dierenrijk në Holandë, ishin dëshmitarë të një sulmi të tmerrshëm dhe të dhunshëm të katër arinjve kafe që thyenin në copa një ujk femër para syve të tyre.

“Ujku dy vjeçar doli nga uji bashkë me një ujk tjetër kur u sulmua nga arinjtë”,  – tha një zëdhënës i kopshtit zoologjik për NL Times. Sulmi u zhvillua në Mierlo afër Eindhoven të hënën.

Dy ujqër të tjerë u përpoqën të ndërhynin, por u mbajtën larg nga një ari i katërt, i cili më vonë u bashkua me egërsi dhe ndihmoi të tjerët që të thyenin gjymtyrët e viktimës.

“Vizitorët lajmëruan kujdestarët, por ujku tashmë kishte ngordhur”,  – shtoi zëdhënësi i kopshtit zoologjik duke e quajtur atë një “aksident fatal“. Vizitorët, ku midis tyre kishte edhe fëmijë të vegjël, u tronditën nga brutaliteti dhe për këtë arsye atyre u është ofruar ndihmë  nga stafi i kopshtit zoologjik.

Katër arinj dhe katër ujq thuhet se luajnë së bashku rregullisht dhe mbahen në “një mjedis të pasuruar” për kafshët, të cilat bashkëjetojnë në të njëjtin ambient.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi sulmin e egër pasi nuk kishte pasur incidente të mëparshme të dhunës mes dy llojeve në kopshtin zoologjik.

Kopshti zoologjik nuk ka plane për të ndërmarrë ndonjë veprim të menjëhershëm, pasi ngjarja ishte një dukuri e pa precedentë dhe për këtë duhej bërë një analizë e detajuar më parë.