Pamje shokuese të fëmijëve të mbytur në Mesdhe

488
Imazhet e fëmijëve emigrantë mbytur në brigjet e Mesdheut po shndërrohen virale në rrjetet sociale. Janë imazhe shokuese trupash të vegjël që lundrojnë pa jetë, të publikuara e shpërndara me qëllimin fisnik të sensibilizimit të opinionit publik e të koshiencës së gjithësecilit mbi këtë tragjedi të madhe humane.
Imazhe të forta që denoncojnë fatin tragjik të atyre krijesave të pafajshme që prindërit u dëshërojnë një jetë me të mirë e mbushin anije e gomone për t’ju larguar realiteteve të paimagjinushme në vendet e tyre si Siri, Sudan, Somali, Mali, Afrika Qëndrore, Eritrea, Etiopia, Afganistan.
Në Facebook e Twitter shumë i janë bashkuar kësaj forme proteste- denoncimi ndaj viktimave të emigrantëve në Mesdhe. Por ka dhe nga ata që mendojnë se vdekja meriton dinjitet e këto imazhe janë shumë të forta e prekëse për tu përballuar.
Sigal