Pamje e dëshmi rrëqethëse, Greqia në flakë, digjen disa shtëpi

564
Sigal

Greqia ndodhet në një situatë lufte me flakët, teksa flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke djegur shtëpi.

Mediet fqinje raportojnë se në fshatin Davri janë shkrumbuar nga flakët dy shtëpitë e para, ndërsa i gjithë fshati është evakuuar. Zjarri ka shpërthyer fillimisht në rrugën Lamia Domokou, më pas pranë manastirit të Agia Anna, ndërsa një vatër e tretë në Domokos Mines.

Sipas dëshmive të banorëve, flakët kanë kaluar nëpër oborret e shtëpive të pjesës veriore të fshatit dhe fatmirësisht zjarri është larguar për në mal.

Aktualisht forcat tokësore dhe ajrore janë duke luftuar me flakë për të parandaluar djegien e fshatit, ndërsa forcat zjarrfikëse janë mobilizuar për vënien në kontroll të flakëve.